19-04-2024

SHKA “Fidani” në Prizren shpall konkurs për poezi

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “F I D A N I” – PRIZREN

Me rastin e organizimit të manifestimit tradicional “DITËT E LIDHJES” – 2021, që organizohet për të 28-tën herë me radhë, shpall KONKURS PËR POEZI Kushtet e konkursit:

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë krijuesit e mbarë trojeve shqiptare si dhe nga diaspora, duke përfshirë edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë. • Poezitë duhet të jenë të papublikuara;

Poezitë nuk duhet të jenë më të gjata se 30 vargje; • Llojet e shkronjave “Times New Roman” 14;

Poezitë mund të dërgohen përmes postës elektronike: revista_fidani@hotmail.com; • Poezitë mund të dorëzohen edhe kopje fizike në zyrën e shtëpisë botuese “Fidani” në Prizren, rruga “Rifat Krasniqi”- p.n. (Afër shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha ” në Prizren);

Poezitë duhet të dërgohen që nga dita e shpalljes së konkursit deri në orën 18.00 të datës 5 qershor 2021; Tri poezitë më të mira: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë do të shpërblehen.

Tema është e lirë. Poezitë dërgohen me emër dhe me mbiemër, sepse do të botohen në librin e përbashkët, i cili do të përurohet më 10 qershor. Poezitë për vlerësim, Juria Profesionale do t’i ketë me kod (shifër).

Takimi mbahet më 10 qershor 2021, ku edhe do të shpallen rezultatet e konkursit. Për informata shtesë mund të na shkruani në adresën e lartcekur si dhe në tel: 045-277-633. Prizren, më 27 maj 2021.

Këshilli organizativ i manifestimit tradicional “DITËT E LIDHJE

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.