22-07-2024

Arrestohet prizrenasi, u gjend nga policia duke paketuar substanca narkotike

Arrestohet prizrenasi, u gjend nga policia duke paketuar substanca narkotik

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti u gjend duke paketuar substanca narkotike.

Policia kishte shkuar në shtëpinë e tij në lidhje më një raportim për dhune në familje.

Të dyshuari gjatë kontrollit i gjetur marihuanë me peshë 56.19 gram, qese plastike si dhe një peshore digjitale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që policia kishte shkuar te shtëpia e të dyshuarit për një raportimin të dhunës në familje, kishte hasur në të dyshuarin duke paketuar substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Me urdhëresë te prokurorit kujdestar dhe në prezencën e prindërve të dyshuarit është bërë kontroll në shtëpi dhe gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 56.10 gram, tridhjetë e pesë qese plastike të zbrazëta, një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.