Vuçiq: Duhet ta njohim Kosovën, që serbët atje të marrin pjesë në zgjedhje

Nuk do të ketë zgjedhje në zonat serbe të Kosovës. Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq nga Dubai, ku po zhvillohet Samiti COP28 i Liderëve të Ndryshimeve Klimatike.

“Duhet ta njohim Kosovën që serbët të marrin pjesë në zgjedhje. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Dhe të gjithë në Evropë e dinë këtë, është mirë që ata do të reagojnë, por ne nuk do të marrim shumë nga ky reagim. Prandaj, në komunitetet serbe të Kosovës nuk do të ketë zgjedhje. Sido që të jetë, neve na mbetet të mendojmë se si t’i mbrojmë interesat tona dhe për sa kohë dhe në çfarë mase mund t’i mbrojmë ato”, tha Vuçiq.