25-04-2024

Arrestohet punëtori i Aeroportit të Prishtinës, “ia sheh sherrin” 50 eurove për bagazh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka keqpërdorur pozitën zyrtare në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Më poshtë njoftimi i plotë i PK-së:

Dje më datë datë 10.10.2021, një person i dyshuar mashkull/kosovar, gjatë kryerjes se detyrave në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i Udhëtareve (PHS, Check-ing), ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qellim te përfitimit personal.

I dyshuari (punëtorë i Aeroportit) kishte pranuar pesëdhjetë (50) euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij (rreth pesë kg me tepër).

I dyshuari në ketë rast pranon (50) euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdoje tutje pa përfillur procedurat tjera për pagës për kilogramët e tepërt në bagazh.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike të PK-së për veprime të mëtejme./

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.