27-04-2024

Ja çka propozohet për shkollat në ditën e parë pas zgjedhjeve në Kosovë

Ish zv ministri i Arsimit në Qeverinë Kurti 1, Jusuf Thaçi ka shkruan në “Facebook”, se ditën e hënë, më 18 2021 nuk duhet të mbahet mësimi në shkolla në mënyre që hapësirat shkollorë të pastrohen dhe dezinfektohen pasi në shumë shkolla do të mbahet procesi zgjedhor anekënd vendit.

Thaçi ka bërë me dije se ky është rekomandim edhe i komunave të Kosovës.

Postimi i plotë i Thaçit:

Për shkak të qarkullimit të madh të njerëzve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor 2021, ashtu siç ka kanë rekomanduar komunat, ditën e hënë, më 18 tetor 2021, nuk duhet të mbahet mësimi në shkolla, në mënyrë që hapësirat shkollore të mund të ajrosen, të pastrohen e të dezinfektohen dhe kësisoji të minimizohet mundësia e infektimit të nxënëseve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave. /Indeksonline

 

Asnjë koment

Comments are closed.