19-05-2024

Arreston dy persona në Xërxë të Rahovecit, u gjenden armë dhe narkotik

Në fshatin Xërxë të Rahovecit, policia ka arritur të arrestoj dy persona dhe në shtëpinë e tyre ka sekuestruar armë dhe narkotik.

Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë gjuetie, një pistoletë, 31 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një shufër metalike, substancë e dyshuar narkotike, maska, dorëza, veturë e tipi Golf IV, targa të ndryshme të vjedhura të veturave, dy telefona, dy kasaforta dhe 225(dyqind e njëzet e pesë ) €.

 

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.