19-05-2024

Një i arrestuar për posedim të marihuanës në Lipovec të Hasit

Një person është arrestuar si i dyshuar për posedim të substancave narkotike në fshatin Lipovec të Hasit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth 4 gram.

Policia nuk ka njoftuar për identitetin e tij. Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.