Arrihet ujdia, AAK dhe Nisma pritet te nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj pritet t’i bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme nacionale.
AAK dhe Nisma pritet të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se ujdia mes Haradinajt dhe Limajt është arritur, dhe shumë shpejtë pritet të mbahet një konferencë ku do të zyrtarizohet ky koalicion.
Nuk është hera e parë që këto dy parti garojnë bashkë.
AAK dhe Nisma gjatë viteve 2015-2017 ishin bashkë në opozitë, ndersa në vitin 2017 deri në vitin 2019 ishin në bashkëqeverisje, ku Haradinaj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij./IndeksOnline/