Arrijnë vaksinat e Pfizerit në Kosovë
Kanë arritur në Kosovë mbi 4.600 vaksina të Pfizerit.
Vaksinat e dorëzuara janë donacion nga Bashkimi Evropian, ndërsa Kosova do të pëfitojë nga kjo organizatë gjithsej 95.000 doza.
Donacion i tillë është nisur edhe në vendet e rajonit. Kontingjenti i parë ka arritur në Bosnjë.
Kosova filloi vaksinimin në fund të marsit me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca të cilat i mori përmes programit COVAX. /koha.net