26-11-2024

Arritje e madhe për doktorin nga Krusha, punësohet në gjigandin farmaceutik AstraZeneca

Doktori nga Kosova, Arbër Shehu karrierën e tij do ta vazhdojë në kompaninë e njohur biofarmaceutike, AstraZeneca. Lajmin e ka bërë publik vet Shehu përmes rrjeteve sociale duke thënë se do ta marrë detyrën e Drejtorit të Asocuar Mjekësor/Drejtor Mjekësor i SHBA-së për Onkologji.

Duke filluar nga data 28 nëntor, do t’i bashkohem një prej kompanive më të mira biofarmaceutike në botë, AstraZeneca, si Drejtor i Asociuar Mjekësor/Drejtor Mjekësor i SHBA-së për Onkologji, Çështje Mjekësore”, ka shkruar ai.

AstraZeneca është një kompani farmaceutike dhe bioteknologjike britaniko-suedeze, me selinë e saj në Kampusin Biomjekësor të Kembrixhit, në Kembrixh, Angli.

Mjeku nga Kosova, Arbër Shehu, nga një i mbijetuar i gjenocidit serb, në një student të shkëlqyer të mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, pas punës klinike si mjek në Kosovë, u pranua për të vazhduar studimet postdiplomatike në shkencat mjekësore në Universitetin e James Madisonit, në shtetin e Virginias të ShBA-së, percjell Gazeta Nacionale.

Ai muaj më parë ka rrëfyer për historinë e familjes së tyre.

Në vitin 1999 ka ndodhë gjenocid nga forcat serbe. Në fshatin tim janë vrarë 40 anëtarë të familjes sime duke përfshi bbain tim, axhallarët e disa të afërm tjerë. Në atë kohë ne kemi shpëtu duke dalë refugjatë në Shqipëri e pastaj në Maqedoni, Nga Maqedonia ne rrugëtuam drejtë SHBA-së. Prej SHBA-së prap u kthyem në Kosovë, unë isha vetëm 9-vjeçar. nëna ime ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës si deputete në kohën kur është shpallur pavarësia. Prindi im, ka lënë amanët që fëmijët të shkollohen.“, ka rrëfyer Shehu.

Ai ka arritur që ta sigurojë një pozitë në Universitetin Johns Hipkins, saktësisht në departamentin e sëmundjeve pulmologjike.

Pas punës dhe bashkëpunimeve me shumë qendra tjera spitalore ndërmjet grupit ai punon, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve (QKS) në SHBA, Shehu gjithashtu u bë një nga autorët e një studimi për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna. Vetëm në vitin e fundit publikuan mbi 10 punime shkencore në revistat prestigjioze botërore, që në mënyrë të vazhdueshme e informuan QKS, Departamentin e Shëndetit dhe Administratën e Presidentit Biden, në lidhje me efektivitetin e vaksinave Covid-19 në parandalimin e hospitalizimit, ventilimit mekanik dhe vdekjes.

Asnjë koment

Comments are closed.