23-11-2024

Asamblistja Bllaca: Përzgjedhja e drejtorëve, fundi i shpresës për qytetarët

Një reagim për përzgjedhjen e drejtorëve ka bërë edhe asamblistja e PDK-së, Dafina Bllaca.

 

“Përderisa ecin krah për krah mendjemadhësia dhe paditunia, nuk ka për të parë hajr Shqypnia” Nën vargjet e Gjergj Fishtës, shpreh mllefin dhe zhgënjimin e qeverisjes së Mytahir Haskuka dhe koalicionit Nisma-LDK, të cilët me publikimin e emrave për drejtor dhe zv. drejtor,treguan më së miri rrugën se kah po shkon arsimi në komunën e Prizrenit”, ka shkruar ajo.

 

Më tej ajo ka thënë: “A jeni ju ata që premtuat depolitizim të arsimit? Ata të cilët premtuat se do të ngrisni cilësinë e arsimit, duke zgjedhur njerëz profesionist, menaxher të mirë dhe apolitik?Ata të cilët i premtuan fëmijëve tanë një të ardhme tmë të mirë? Përzgjedhja e këtyre drejtorëve dhe zv. Drejtorëve tregon egon dhe turpin tuaj të radhës”.

 

“Tregon fundin e shpresës për qytetarët e Prizrenit, për qytetarët që i gënjyet dhe i mashtruat. Qytetarët sot u bindënn më së miri se kush jeni ju, u bindën që kjo qeverisje nuk e ka hallin e popullit por hallin e pozitave të tyre, sot u bindēn që për tu punësuar duhet të kesh librezën e këtyre partive të koalicionit apo te kesh qenë militant i tyre në fushatë. Arsimi po vdes, dhe shpresa po shuhet, turpi, lakmia dhe paditunia po shtohet, kështu nuk ka për të parë hajr kurrë shoqëria”,ka përfunduar shkrimin, asamblistja opozitare./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.