Asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë
Sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus në Komunën e Malishevës.
Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës dhe në publikimin e rezultateve të analizave të testeve për COVID-19 nga IKSHPK.
Pavarësisht se nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, shtabi komunal emergjent iu bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë në përpikëri të gjitha rekomandimet dhe masat e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend.
Situata me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, pavarësisht rasteve, vazhdon të mbetet në kontroll, por është i domosdoshëm zbatimi i masave mbrojtëse.