Ata që thanë se ka “thika, harta e ndarje të Kosovës” në Shtëpinë e Bardhë, t’u kërkojnë falje qytetarëve

Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se zërat kritikë mund të jenë të arsyeshëm, por duhet të shikojmë kah e ardhmja.

“Nuk duhet që të lejojmë që mentaliteti i këtij apo atij, zani politik të ndikojë në vonesat që Kosova po i paguan shtrenjtë. Qoftë pesë vite për themelimin e ushtrisë, qoftë për liberalizmin e vizave, qoftë për këto vite që është vonuar kjo marrëveshje. Unë s’jam nga ata që marrë pozicione politike si ata që herë dalinanej, herë dalin këtej. Unë shikoj rrafshin strategjik, orientimi strategjik i Kosovës është që të ruhet partnereti i përjetshëm dhe besimi në SHBA”, tha Thaçi, shkruan Indeksonline.

Thaçi tha se të gjithë ata që deklaronin se ka thika, ndarje apo harta në Shtëpinë e Bardhë, duhet t’i kërkojnë falje qytetarëve.

“Kanë rënë të gjitha konspiracionit për thika, për ndarje e që ishin skeptikë për shtetin e Kosovës. Është mirë që ata njerëz t’u kërkojnë falje qytetarëve. Është mirë të kemi besim gjithmonë në përkushtimin e SHBA-së.Ju vetë ishit dëshmitarë a kishte thika, apo ndarje të Kosovës apo harta për të cenuar. Pra ishte fuqizim mi shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtare, mendoj se njohja e Kosovës dhe reciproke në mes Kosovës dhe Izraelit është një e arritur e madhe. Është e arritur strategjike”, shtoi Thaçi.