Sulmon policin dhe ikë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar ndonëse pas sulmit të policit kishte arritur të ikte, kur atij iu gjetën substanca narkotike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur  rreth mesnatës së kaluar në fshatin Piranë të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

“Gjatë kontrollimit fizik, tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar 2.6 gram substancë narkotike, e llojit Marihuanë. Gjatë legjitimimit nga ana e njësitit policor, i dyshuari e kishte sulmuar njërin prej zyrtarëve policor dhe kishte arrit të largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e kujdestarisë së PK-së.

Lexo edhe:

Shitësit në trotuar, kalimtarët në rrugë në “Bazhdarhane” të Prizrenit (FOTO)

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/