26-04-2024

ATK me lajm të mirë për të vetëpunësuarit

Administrata Tatimore e Kosovës bën të ditur se ka zhvilluar Sistemin Elektronik EDI për të mundësuar edhe parashtrimin e kërkesave për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente. Sipas njoftimit për media, thuhet se se kërkesa mund të parashtrojnë të vetëpunësuarit, punëdhënësit, të cilët i kanë paguar pagat e punëtorëve për periudhën Mars/2020, dhe qiramarrësit, të cilët i kanë paguar qiratë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i për tatimpaguesit: Mundësohet edhe kompensimi për të vetpunësuarit, pagat dhe qirat e paguaraAdministrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka zhvilluar Sistemin Elektronik #EDI për të mundësuar edhe parashtrimin e kërkesave për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente, si:Të vetëpunësuarit,

• Punëdhënësit, të cilët i kanë paguar pagat e punëtorëve për periudhën Mars/2020, dhe

• Qiramarrësit, të cilët i kanë paguar qiratë.

Të vetëpunësuarit do të mund të aplikojnë përmes aplikacionit dhe formularit të njëjtë sipas udhëzimeve të prezantuara në Udhëzuesin për kompensimin e pagave të punëtorëve, të cilin tani e gjeni të rifreskuar dhe të publikuar në ueb-faqe të #ATK-së. Për të përfituar edhe i vetë-punësuari nga pako emergjente fiskale, duhet të jetë i evidentuar në Excel listën e njëjtë, gjegjësisht në Excel fajllin për të punësuarit. Në këtë listë i vetëpunësuari duhet të jetë i evidentuar në statusin “A”, dhe evidentimin e vlerës 170€. Duhet të keni parasysh që para se të aplikoni për këtë masë, i vetëpunësuari duhet të ketë të deklaruar për periudhën TM1 2020.

Punëdhënësit, të cilët kanë bërë pagesën e pagës së plotë mujore të punëtorit për periudhën mars/2020, kanë të drejtë kompensimi të shumës që i dedikohet atij punëtori, në bazë të masës 3a, 8 dhe 14. Për t’u bërë kompensimi, punëdhënësi duhet të ofrojë dëshmitë se me të vërtetë janë bërë pagesat e pagave paraprakisht. Llojet e dëshmive që duhet të paraqiten dhe vendi i ngarkimit të dëshmive është sqaruar në faqen 10 të Udhëzuesit për kompensimin e pagave. Po ashtu, duhet të keni parasysh që kur të parashtrohet kërkesa, në fushën ku arsyetoni ndikimin e vendimeve të Qeverisë në biznesin tuaj, në krye shkruani “KOMPENSIM PUNËDHËNËSIT”.Qiramarrësit, të cilët kanë bërë pagesën e qirave, kanë të drejtë kompensimi të shumës që i dedikohet qiradhënësit, në bazë të masës 3b.

Për t’u bërë kompensimi, qiramarrësi duhet të ofrojë dëshmitë se me të vërtetë janë bërë pagesat e qirave paraprakisht. Llojet e dëshmive që duhet të paraqiten dhe vendi i ngarkimit të dëshmive është sqaruar në faqen 10 të Udhëzuesit për kompensimin e qirasë. Po ashtu, duhet të keni parasysh që kur të parashtrohet kërkesa, në fushën ku arsyetoni ndikimin e vendimeve të Qeverisë në biznesin tuaj, në krye shkruani “KOMPENSIM QIRAMARRËSIT”.Udhëzuesit për kompensim të pagave të punëtorëve dhe kompensim të qirasë, i gjeni në ueb-faqe të #ATK-së ëëë.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime:

Linku për udhëzuesin për kompensim të pagave të punëtorëve:

http://ëëë.atk-ks.org/ëp-cont…/…/2020/04/UdhezuesPagat-1.pdf dheLinku për udhëzuesin për kompensim të qirasë

http://ëëë.atk-ks.org/…/uploa…/2020/04/UdhezuesiQirate-1.pdfATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues!

Administrata Tatimore e Kosovës#EDeklarimi #ATK #Certifikataetëp

Asnjë koment

Comments are closed.