03-11-2024

ATK me një njoftim për kuponët fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal dhe ata që kanë aplikuar për TM2 2018 që t’i verifikojnë llogarit e tyre bankare, pas informacioneve se për TM1 2018 disa qytetarë nuk janë rimbursuar për shkak të ndryshimit të politikave të brendshme bankare.

“Me qëllim që rimbursimi i mjeteve të bëhet pa problem, ju lutem sigurohuni që llogaria juaj bankare mund të kreditohet sidomos kur është fjala për rimbursim nga kuponët fiskal”, thuhet në njoftim.

“ATK nuk merr asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është e mbyllur apo jo funksionale për çfarëdo arsye që bankat mund të deklarojnë. Ne ju garantojmë/informojmë se problemi nuk qëndron te verifikimi i plikove, por te llogaria juaj bankare”, përfundon njoftimi./kn/

Asnjë koment

Comments are closed.