03-12-2024

Auditori identifikon dobësi në sistemin financiar të Suharekës

Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin për Komunën e Suharekës për vitin financiar 2018 ka bërë të ditur se ka vërejtur dobësi evidente në disa sisteme të rëndësishme financiare, përfshirë të hyrat, shpenzimet, të farkëtueshmet, si dhe pasuritë jofinanciare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë raport, ndër të tjera, bëhet e ditur se nevojiten më shumë përmirësime në proceset e prokurimit, në klasifikimin adekuat të shpenzimeve, në menaxhimin e pasurive dhe llogarive të arkëtueshmeve, derisa nevojitet një përqendrim edhe në parandalimin e ekzekutimit të pagesave direkte nga Thesari.

ZKA-ja ka paraqitur opinion të pamodifikuar me theksim të çështjes për Komunën e Suharekës.

“Si theksim të çështjes, duam të përmendim faktin se: nga kategoria e investimeve kapitale ishin buxhetuar dhe shpenzuar gabimisht vlera prej 363.599 eurosh, që për nga natyra janë mallra/shërbime. Po ashtu, pagesat përmes vendimeve gjyqësore prej 16.841 eurosh janë shpenzuar në kategori joadekuate, këto shpenzime nuk ishin të buxhetuara. Komuna nuk ka arritur që të ketë regjistra të plotë për pasuritë jofinanciare në sistemin e-pasuria”, thuhet në Raport.

Asnjë koment

Comments are closed.