Augustin Lleshdedaj u kap me 10 kg heroinë, Gjykata dënon me 1 vjet e gjysmë burg
Augustin Lleshdedaj është dënuar me 1 vjet e gjashtë burgim si dhe 1 mijë euro gjobë pasi ishte kapur me 10 kilogramë heroinë, në pikë kalimin kufitar në Merdare.
Aktgjykimi ndaj Lleshdedaj është shpallur sot në Gjykata Themelore të Prishtinës.
Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për sekuestrimin e 10 kilogramëve heroinë më 7 prill të këtij viti. Po atë ditë në vend të ngjarjes ishte kapur edhe Augustin Lleshdedaj.
Për çka akuzohej Lleshdedaj?
Sipas njoftimit të Gjykatë Themelore në Prishtinë, ai më datë 07.04.2024 rreth orës 10:40, me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe tjetrin, për kompensim të hollave në vlerë prej 15.000 euro e në bazë të marrëveshjes paraprake me NN personin, ka ndërmarr obligimin që nga territori i R. së Kosovës të transportoj substancën narkotike të llojit Heroinë të cilën e ka marr nga NN personi të restoranti “Drini” në magjistralen Gjakovë – Prizren, të synuar për shitje dhe shpërndaje të mëtejme ne vendet e Bashkimit Evropian.
Ai së pari është nisur në Republikën e Kroacisë saktësisht në Zagreb, kur në kalimin kufitar Merdare është ndaluar nga ana e policisë e cila në veturën e tij të markës “Renault Megane” në bagazh saktësisht në pneumatikun rezervë ka gjetur 20 pako të substancës së dyshuar për të cilën dyshohej që është narkotik i llojit Heroinë me peshë të përgjithshme 10.060 gram.
Me çka e ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër për të cilën është dënuar sot.