14-08-2026

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i dyshuari i kërkuar – Gjykata e dërgon në paraburgim

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë është ekstraduar nga Hungaria, pasi ndaj tij ishte aktiv një urdhërarrest në kuadër të një rasti penal që lidhet me narkotikë, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ivan Stojanevic, 41 vjeçar, i cili është ekstraduar më 13 gusht përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ndaj Stojanevic ishte aktiv urdhërarresti me dyshimin se është përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar”.

Pas ekstradimit dhe përfundimit të procedurave në aeroport, i dyshuari është dërguar para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është mbajtur seanca gjyqësore.


Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata ka vendosur që ndaj tij të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Stojanevic tashmë është dërguar në paraburgim, ndërsa procedura penale ndaj tij pritet të vazhdojë pranë organeve kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.