Të entjen në shenjë greve nuk do të qarkullojnë autobusët në linjën Prizren-Prishtinë dhe anasjelltas. Këtë e kanë njoftuar përfaqësues të Shoqatë së Transportuesve të udhëtarëve “Kosova e lirë” në Prizren, të cilët kërkojnë t’u lejohen linjat e qarkullimit edhe nëpër autostradë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Kjo shoqatë ka kundërshtuar mundësimin e linjës për të qarkulluar nëpër autostradë, vetëm të një operatori dhe atë në dy nisje.
Në letrën informuese, ata kanë kërkuar anulimin e vendimit nga Ministria e Infrastrukturës, të cilës po ashtu i kanë kërkuar lejimin e 18 nisjeve, apo që secilit nga operatorët transportues t’i lejohet nga një e tillë.
Për më shumë njoftimi dërguar medieve: