10-12-2024

Automjetet me targa RKS ende të bllokuar në kufijt serb, mbi 12 orë pritje

Mbrëmë pak orë pasi është votuar pro rekomandimit të anëtarësimit të Kosovës në KiE, Serbia ka ndaluar hyrjen e autobusëve dhe veturave me targa RKS në kufirat serbe.

Ata po vazhdojnë ende të qëndrojnë nëpër pikat kufitare serbe.

Qytetarë të shumtë kanë dërguar pamje nga vendi i pritjes, teksa thonë që kanë më shumë se 12 orë që nuk po lejohen të kalojnë kufirat serb.

Atyre ende nuk iu është dhënë asnjë arsyetim se pse po ndodhë kjo pritje./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.