12-12-2024

Parashikimi i motit për të mërkurën (17.04.)

Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e ftontit të ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, i cili do të sjellë edhe ndryshimin drastik të motit, e bashkë me të do të largojë edhe pluhurin Saharian.

Fronti do të karakterizohet me ulje drastike të temperaturave, ku priten reshje shiu në të gjithë vendin, lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa lokale rrufesh, të cilat mund të prodhojnë edhe breshër të vogël. Po ashtu, pritet shqotë (shi i përzier me borë) ose edhe borë.

Reshjet e borës do të jenë të përqëndrura në zonat malore, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të paraqiten edhe në zona të ulëta, sidomos në zonën verilindore, konkretisht në rajonin e Podujevës apo edhe në zona të tjera afër vendit në fjalë.

Era fillimisht do të fryjë nga jugperëndimi, ndërsa me kalimin e frontit të ftohtë do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje drastike gjatë ditës. Minimalet do të lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 11 – 16°C.

Vlerat më të larta do të regjistrohen kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, deri në atë moment kur të arrijë fronti gjatë ditës. Zonat që janë drejt veriut, do të përfshihen qysh paradite nga fronti i ftohtë. Pra, gjatë ditës e deri në mbrëmje, temperaturat parashihet të ulen prej 1 deri në 6°C, njofton MeteoKosova percjell Gazeta e Prizrenit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.