29-04-2024

I mituri ia vjedh hasjanit veturën e shtrenjtë nga oborri dhe bën aksident në Prizren, përfundon në pranga

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë gjatë natës në fshatin Damjan të Gjakovës, ku është vjedhur një automjet nga oborri i një shtëpie, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar pronari, i cili ka deklaruar se çelësi ka qenë brenda veturës, që kap vlerën e mbi 50 mijë eurove.

Si rezultat i denoncimit, është zbuluar se personi që e ka vjedhur veturën është një i mitur, i cili më pas është aksidentuar në qytetin e Prizrenit.

I mituri është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të iniciohet rasti dhe i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.