Njëri ndër futbollistët që ka formën më stabile, e që luan në mbrojtje dhe mesfushë, Florent Avdyli ka paralajmëruar skuadrën e Gjilanit, për ndeshjen e të shtunës në Prizren. “Gjilani është skuadër me kualitete. Por, këtë herë, ata në qytetin e Lidhjes, mund të vijnë për piknik ditor apo si turist, sepse pikët mbesin këtu”, ka thënë ai, duke apeluar tek tifozët për përkrahje korrekte.
Avdyli, ka shënuar tre gola deri më tani, dhe që të tre me goditje nga distanca, pasi ka gjuajtje tejet të fortë e precize.
Liria, pritet të jetë edhe më e fortë, pasi shënuesi më i mirë, Artur Magani, që pushoi shkaku i kartonëve, pritet t’i prijë sulmit, në këtë ndeshje.
Ndeshja Liria-Gjilani, luhet të shtunën në Prizren, në ora 16.00