Avdyli-LDK-së: As PDK-ja s’po ju begenis me ardhë në Qeveri!

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në Facebook ka hedhur kritika në drejtim të LDK-së dhe PDK-së.

“Sot qenkan mbushë portalet me analiza të anonimusave të PDK-së që po ua mbajnë hallin e bartjes së votuesve të LDK-së, dhe do dështakëve kronik të LDK-së që po vajtojnë pse posti Presidentit spo mund tu delegohet PDK-së e pse as PDK spo ju begenisë më për me ju ardh në Qeveri” shkruan Avdyli në Facebook.

Tutje Avdyli thotë se tashmë s’ka më sekrete dhe se plani i tyre (LDK-PDK) është dekonspiruar.

Ai thotë se as PDK-ja spo e begenis më LDK-në me i ardhë në Qeveri.

Kujtojmë se Avdyli kohët e fundit ka patur kritika për LDK-në dhe kryetarin Mustafa.

Postimi i plotë:

Sot qenkan mbushë portalet me analiza të anonimusave të PDK-së që po ua mbajnë hallin e bartjes së votuesve të LDK-së, dhe do dështakëve kronik të LDK-së që po vajtojnë pse posti Presidentit spo mund tu delegohet PDK-së e pse as PDK spo ju begenisë më për me ju ardh në Qeveri. Skeni më sekrete, po ju lexohen letrat në dorë. PLANi u juaj u dekonspirua kaherë.