27-11-2024

Avokati kosovar liron nga pagesa veteranin e UÇK-së: Shërbimet i keni paguar në luftë

Avokati Petrit Lladrovci ka bërë një gjest i cili është për tu admiruar.

Ai ka përfaqësuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas, disa herë pa asnjë pagesë një veteran të luftës së UÇK-së nga Rajoni i Drenicës.

Avokati Lladrovci i cili ka avokaturën në Prishtinë në fund të faturës prej 1326.00 Euro, ka shkruar: Të gjitha shërbimet i keni paguar në luftën e UÇK-së ju dhe familja juaj.

Njoftimi për lirim nga pagesa të veteranit të luftës është bërë sot në rrjetet sociale, ndërsa veterani i liruar është nga familja e madhe Fazliu nga Gradica e Drenasit.

IndeksOnline ka mësuar se kjo lëndë ishte fituar nga Fazliu e Lladrovci pasi që në mungesë të provave ishte tërhequr prokurori.

Ndryshe veterani Fazliu ishte përfaqësuar nga avokati i tij, Lladrovci në këto raste:

1. Marrje në pyetje në Stacionin Policor,

2. Seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Drenas,

3. Kundërshtimin e provave dhe Kërkesën për hedhjen e aktakuzës,

4. Seanca e dytë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Drenas,

5. Ankesa në Gjykatën e Apelit në Prishtinë lidhur me kërkesën me kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës,

6. Seanca e shqyrtimit kryesor në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Dega Drenas,

7. Seanca e dëgjimit të dëshmitarëve dhe të pandehurit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.