24-04-2024

Therja me thikë në Prizren, paraburgim të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit që për shkak të një mosmarrëveshje pronësore tentoi ta privonte nga jeta viktimën B.V. me thikë.

Sipas një njoftimi për media, gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me datë 14 nëntor, në orët e mbrëmjes, në Prizren, me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarin, B.V., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, në momentin që i dëmtuari parkon automjetin para dyerve të shtëpisë, i pandehuri me mjetë të prehtë – thikë, e godet disa herë të dëmtuarin në kokë, qafë, dhe shpatullën e majtë të krahut të pjesë së pasme, duke ia rrezikuar jetën të përshkruara si në Raportin Mjekësore të Qendrës Emergjente të Spitalit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri i pandehuri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që pas ngjarjes kritike i pandehuri është fshehur dhe prezenca e tij është siguruar nga ana e Policisë pas 24 orëve në kërkim./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.