16-04-2024

Babai rrah djalin, pasi që ai nuk i ndjeki mësimet online

Dje është arrestuar një mashkull i dyshuar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

E nga kjo rrahje fëmijës i ka shkaktuar lëndime trupore, pasi që i biri nuk i kishte ndjekur mësimet online, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës, ndërsa dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin.

Ky është njoftimi i plotë:

“Fsh. Komoran, Drenas 13.04.2021-14:00.  I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj  djalit-fëmijës së tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime, dyshohet për shkak se, viktima nuk kishte ndjek mësimet online. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës. I dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.