18-04-2024

Tre persona arrestohen në Prizen për narkotikë

Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre policia ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike, raporton Gazeta e Prizrenit.

Raporti i Policisë:

“Rr. Sheshi i Lidhjes, Prizren 14.04.2021-22:35. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke lëvizur kanë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë 0.97 gramë, një boks metali, dhe një brisk.  Të njëjtëve po ashtu u janë shqiptuar edhe kundërvajtje për mosrespektim të vendim të qeverisë për masat anti Covid-19. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.