03-10-2024

Babai ther djalin në Prizren

Policia e Prizrenit ka njoftuar se një burrë ka therur me thikë të birin e tij pas një mosmarrëveshje, pasditen e së enjtes në Prizren.

Policia thotë se është informuar për rastin rreth orës 18:00, ndërsa pas hetimeve fillestare besohet se babai ka therur me thikë djalin në pjesën e krahut.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe pritet të lirohet nga spitali, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar thikën që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Policia ende s’din shkaqet që çuan te rasti.

Asnjë koment

Comments are closed.