23-11-2024

Baldedaj: A po luan Drejtoria e Arsimit me dinjitetin e profesorëve dhe nxënësve në rastin e rivlerësimit?

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e AAK-së, Ilir Baldedaj në mbledhjen e sotme të KK-së, derisa falënderoi kryetarin, Mytaher Haskuka për anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave e ka cilësuar konkursin si “çështje të pazarit”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ai ka shtruar pyetjen se përse vitet e kaluara procedura për rekrutimin  e  drejtorëve të shkollave janë bërë nga zyra e personelit, ndërsa tash këtë po e bënë drejtoria  e Arsimit.


Po ashtu, Baldedaj ka pyetur se si është e mundur që të formohet komision rivlerësimi për mbi 400 nxënës, me nota të dobëta në komunën e Prizrenit. “Drejtori Susuri po luan me dinjitetin e profesorëve dhe të nxënësve duke i urdhëruar t’i kalojë. Nëse një profesor gjatë tërë vitit nuk ka mundur që nga nxënësi “ta nxjerr një notë 2”, çka pritet tek rivlerësimi”, ka pyetur ai.

 

Kuvendari i AAK-së në opozitë, ka shtuar edhe cështjen e Drejtorit të Inspektorit të Arsimit në Prizren, por pa përmendur ndonjë emër ka thënë se ai ka të kaluar të dyshimtë, derisa ka pyetur edhe për nismën e DKA-së për t’i pavarësuar disa shkolla, të cilat kanë numër të vogël nxënësish. Baldedaj këtë e ka lidhur me pretendimet për t’i bërë drejtor aktivistët  partiak.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.