26-04-2024

Hoxhaj pyet nëse mysafirët në “Dokufest” do të priten me “tarabuke” në “shatërvan”?

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e LDK-së,  Petrit Hoxhaj, në mbledhjen e sotme të KK-së, në formë ironizuese me gjendjen në qendrën e Prizrenit, ka pyetur zyrtarët e këtushëm se me çfarë do të priten mysafirët gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit “Dokufest”, që nis me 3 gusht, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

“Çfarë hapa keni marrë konkretisht rreth pritjes se turistëve ? A do t’i presim me tarabuke tek qeshmja e shadervanit apo edhe me klarinetist nga Gjiroastra”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka theksuar më tej se ka qenë i pari që ka ngritur shqetësimin e lypsarëve, organizatave tjera rreth grabitjes së qytetarëve, ndërsa kur ka ardhë në pyetje qytetarie ka kritikuar edhe drejtorinë e bujqësisë. “Mikun tim e kam kritiku për qentë endacakë, sepse në rend të parë është siguria e qytetarit pastaj jarania e shoqëria “, ka thënë ai

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.