Baldedaj (AAK): Cilin rol duhet ta luajmë ne kur kryetari i Prizrenit nuk vije në seanca e më pas na ofendon
Baldedaj ka thënë se çdo seancë që kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ofendon asamblistët e Prizrenit e më pas i njëjti u kërkon ndihmë.
“Cilin rol duhet ta luajmë ne kur kryetari i Prizrenit nuk vije në seanca, ekzekutivi nuk përgjigjet në pyetjet që ne ua shtrojmë dhe do ta kisha votuar Planin për Parkun e Biznesit po të ishte në vitin e parë qeverisës”.
“ Nuk e votoj sepse është fundi i mandati dhe nuk dua t’ia vë barrë qeverisjes së ardhshme një cështje që është e jashtëligjshme”, është shprehur Baldedaj, njofton Klankosova.tv.