06-05-2024

Baldedaj fton Prokurorinë ta hetojë tenderin e Politikave zhvillimore të Haskukës

Pasi ka publikuar foto të disa dokumenteve, anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga AAK në opozitë, Ilir Baldedaj ka ftuar Prokurorinë Themelore në Prizren, siç ka thënë ta hetojë “shkeljen në krim”, të kryetarit Mytaher Haskuka për shkak të dhënies me tender të politikave zhvillimore në Kulturë, Rini e Sport, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Një ftesë të tillë ai e ka bërë në profilin e tij zyrtar në “facebook”, por nuk ka treguar nëse këtë do ta dorëzojë edhe në Prokurori.

Ja postimi i plotë i Baldedajt:

“Mytaher Haskuka i paska dhënë me tender edhe politikat zhvillimore në Kulturë, Rini e Sport…shenjat janë se me të dy këmbët ka shkel në krim…i cili duhet të dekonspirohet.

Ftoj prokurorinë themelore në Prizren që ta dekonspiroj këtë kontratë që është kriminale…

Shihne qytetarë të Prizrenit Iljaz Iljazi do t’i zhvillojë politikat kulturore, rinore dhe sportive të qytetit të Prizrenit.

Në këto dokumente është krimi, ndërsa pjesën tjetër gjykojeni vetë…

Me këtë dokument Mytaher Haskuka tenton të shpërlanë para, kah veç ai dhe Iljaz Iljazi e dinë.

Kjo formë e tenderimit bie ndesh me rregullat e KRPP-së, gjithashtu kjo mënyrë për ta ndihmuar Lirinë eshte me plotë dyshime.

Me këtë rast i bëjmë thirrje Auditorëve dhe Gjykatës për krime ekonomike që të merren me këtë  Tender”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Ilir Baldedaj

Fotografia e Ilir Baldedaj

 

Asnjë koment

Comments are closed.