29-04-2024

Moti gjatë javës

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit tonë, gjatë javës parashihet të jë jetë mot më i ftohtë, i ndryshueshëm, me vranësira, dhe intervale me diell e të reshura.

Nga mesi i javës, sipas parashikimeve priten masa të ftohta ajrore polare,  që do të depërtojë në lindje të rajonit, që do të sjell sërish mot më të ftohtë dhe mundësi për të reshura. Në pjesën e dytë të javës fusha anticiklonike nga Evropa perëndimore do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të luhaten rreth vlerave mesatare, e më pas do të pësojnë rënie më të ndjeshme. Minimalet do të luhaten nga 2 – 5 C, me tendencë të rënies edhe deri në 0 C, e maksimalet nga 12 deri në 18 C.

Sipas Prishtina Ëeather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-5m/s, e nga mesi i javës mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe veriu 5-13m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje, por ditën e mërkurë do të zbres nën vlera normale.

Sot mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.

Nesër paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e më vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 1.200-1.500m mundësi edhe për borë.

Të enjten e te premten në mëngjes, vende-vende reshjet vazhdojnë. Gjatë ditës priten kthjellime dhe mot kryesisht me diell, por i ftohtë. Ditën e premte mot kryesisht me diell, në mëngjes mundësi për ngrica, e gjatë ditës më ngrohtë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.