07-10-2024

Haskuka në Forumin e 13-të të komunave të Rrugës së Mëndafshit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrë pjesë në Forumin e 13-të të kryetarëve të komunave të Rrugës së Mëndafshit. Sipas tij, ky organizim sivjet është përqendruar në zhvillimin e turizmit.

Duke qenë pjesë e këtij organizimi gjatë fundjavës së shkuar, Haskuka ka shprehur bindjen se Prizreni do ta ketë vendin e tij të merituar në rritjen e turizmit global, shkruan sot Koha Ditore.

“Me ftesën e organizatorëve të World Citizens Organization (Organizata e Qytetarëve të Botës) mora pjesë në Forumin e 13-të të Rrugës së Mëndafshit, të organizuar në Antalya të Turqisë. Prizreni po merr pjesë për herë të parë në këtë forum, ku po marrin pjesë më se 60 vende të ndryshme të botës dhe 170 qytete, e me Prizrenin edhe Kosova është futur në listën e WCO-së”, ka bërë të ditur Haskuka, përmes rrjeteve sociale.

Tutje ka shpjeguar se kjo organizatë ka për qëllim ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet qyteteve të ndryshme të botës në fushën e tregtisë, arsimit, kulturës dhe turizmit, derisa “takimi i sivjetmë është për zhvillimin e turizmit”.

Asnjë koment

Comments are closed.