22-11-2024

Baldedaj kërkon që Prokuroria ta hetojë anulimin e konkursit për drejtorë

Shefi i grupit të Këshilltarëve të AAK-së, Ilir Baldedaj, ka kërkuar që Prokuroria ta hetojw anulimin e  Konkursit për drejtorë të shkollave në Prizren. Ai tha kështu në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës (KK).

Baldedaj tha se kjo duhet bërë pasi drejtori i DKA-së ka deklaruar që procesi ka qenë i rregullt.

Ai, po ashtu ka kërkuar heqjen e pikë së rendit të ditës të paraparë për drejtorët e shkollave, pasi konkursi është anuluar.

Por, drejtori i DKA, Skëndër Susuri ka kërkuar që kjo pikë të mbetet, pasi ai ka për të deklaruar rreth procesit./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.