18-04-2024

Baldedaj: Rexhep Selimi përmes sekserëve po kontrollon ndërtimin e egër në Prizren

Shefi i Grupit të anëtarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Ilir Baldedaj ka thënë se Rexhep Selimi përmes sekserëve po kontrollon ndërtimin e egër në Prizren.

Përmes një postimi në profilin e tij në facebook ai e ka quajtur kukull teatri, kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën, duke thënë se penjtë e tij i lëvizë Selimi.

Postimi i tij:

“Rexhep Selimi përmes sekserëve të tij kontrollon ndërtimin e egër në Prizren

Me dërgimin nëpër secilën drejtori të njerëzve të afërt me Rexhep Selimin, Komuna e Prizrenit me në krye Mytaher Haskukën, është  shndërruar në  “servis të të palarave”  të Rexhep Selimit.

Me kompetenca ekzekutive, këta persona që fshihen nën kontratat e bashkëpunëtorëve profesional, vendosin për veprimet e paligjshme të drejtorëve.

I tillë është edhe sekseri i Rexhep Selimit në drejtorinë e Inspektorateve i cili është edhe drejtor edhe shef i inspektorëve dhe vendos cila shtëpi s’bënë të ndërtohet pa leje e cila shtëpi bënë të ndërtohet pa leje.

Sepse kështu ka vendos ‘i madhi” Rexhep Selimi.

Mytaher Haskukës i janë lidhur penjtë në gjithë trupin si kukullave në teatër dhe ai lëvizë kur i lëvizë penjtë Rexhep Selimi”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.