20-04-2024

Moti sot

Sot në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe ne Kosovë do të ketë reshje të shiut, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë në 29 gradë Celsius, kurse ato minimale në 14 gradë Celsius, njofton Instituti Meteorologjik i Kosovës.

IHMK njofton se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike dhe barike priten rënie të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i regjistrojë vlerat e mesatares, që nënkupton se nuk ka rrezik nga rrezet direkte të diellit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe më tej nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”.

Asnjë koment

Comments are closed.