23-11-2024

Baldedaj: Vetëvendosja nuk po ha qebapa si Ramadan Muja, por mish qengji në hell

Anëtari i AAK-së në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Ilir Baldedaj ka kritikuar udhëheqjen lokale të prirë nga LVV-së, për shpenzimet e bëra gjatë një darke, që kapë vlerën prej 330 euro, të cilat janë publikuar sot në media, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Bashkë me publikimin e faturës së shpenzimeve të kësaj darke, Baldedaj ndër tjera ka kujtuar se ata që sa ishin në opozitë, shpenzimet komunale i shndërronin në qebapë, tash kur janë në pushtet nuk hanë qebapë, por mish qengji të pjekur në hell, pastaj peshq me kilogramë dhe pinë lëngje me litra.

Ja postimi i tij në “facebook”:

“Lëvizja Vetëvendosje nuk i llogariti qebapët e Ramadan Mujës sepse ju dhmis paraje e taksapaguesve, i llogariti qebapët për të ardh në pushtet e për të ngrëne mish viçi e mish qengji.

Moralizuesit na dalin krejt të pamoralshëm. Mbi 1550 qebapë i hanë veç me një darkë në të cilën i pin më 30 litër lëngje.

Dhe nuk ju mjaftoi mish i qengjit e peshku por i morën edhe katër tosta “me vete”Ndryshe s’ka spjegim, sepse tosti nuk hahet me mish pshu e me mish qengji e mish viçi.

Mytaher Haskuka dhe lëvizja Vetëvendosje duhet të ju kerkojnë falje qytetarëve për gënjeshtrat sepse del se ishin rkejt të pamoralshëm kur illogaritën shpenzimet e drekave me qebapa.

sepse kthyer ne qebapa këto po e thejnë rekordin. Mytaher Haskuka dhe VV veç në një darkë i hëngrën 1550 e ca më shumë qebapë…”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Ilir Baldedaj

Asnjë koment

Comments are closed.