19-04-2024

Ngatërrojnë fjalimin Daçiq e Vulin, plasin të qeshurat në sallë

Në një situatë qesharake janë përfshirë dy ministrat e Vuçiçit, Ivica Daçiç dhe Aleksander Vulin. Gjatë një organizimi të ambasadës së Norvegjisë në Beogard,Vulin dhe Vuçiq kanë ngatërruar fjalimet e tyre.

Kjo është vërejtur kur Vulin ka filluar të i’u drejtohet të pranishmëve në gjuhën angleze, ndërsa fjalimin që e kishte të shkruar përpara ishte i ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

“Ky qenka fjalimi i Daçiqit. Ku është i imi?” ka thënë Vulin.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Daçiqit i cili i ka thënë Vulinit “Më jep këtu fjalimin tim”.

E gjithë kjo ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit që ishin në sallën ku po mbahej organizimi./360grade

 

Asnjë koment

Comments are closed.