Balededaj kritikon Haskukën se po lavdërohet me projektet e qeverisjes së kaluar
Shefi i grupit të Kuvendarëve të AAK-së në Asamblenë e Prizrenit, Ilir Baldedaj derisa ka uruar banorët e fshatit Lugishtë, për projektin që ka të bëjë me shtimin e kapacitete të ujit ia ka rikujtuar kryetarit, Myaher Haskuka, se projekti, që u përurua sot është i qeverisjes së kaluar.
Haskuka, pasi ka marrë pjesë në përurimin e projektit në këtë fshat, ka deklaruar se falë investimeve të komunës, nga sot rajoni i Hasit po lidhet me rrjetin e ujësjellësit.
Ndërkaq Baldedaj, në faqen e tij të “facebok-ut” ndër tjera ka shkruar:
“Kur i nisa kontaktet e para për ujin në Lugishtë disave ju dukej ëndërr e parealizueshme. Edhe pse, nga pushteti aktual, nuk isha i ftuar, në përurimin e sotëm të inaugurimit të ujit të pijes në Lugisht të Hasit, e ndjej për nder dhe realizim të përgjegjësisë për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për këtë fshat.
Sot u realizua projekti, për të cilin në kohën kur fillova kontaktet dhe diskutimet me KRU “Radoniqi”, disa ju dukej ëndërr e parealizueshme.
Mytës i them mos u kreno me projektet e huaja. Dje në Zhur, për t’u mbrojtur ju tha banorëve, në dëgjimin publik, se as nuk ka shtuar as nuk ka hequr asgjë nga projektet e qeverisë së kaluar ndërsa sot krenohet me projektin e qeverisë së kaluar.
E falënderoj menaxhmentin e KRU “Radoniqi” dhe në veçanti drejtorin si dhe sheh Xhemajlinë. Banorët e Lugishtës i uroj nga zemra dhe ju dëshiron që të kenë ujë 24 orë”, ka thënë ai.