27-07-2024

Ballkani del me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes ndaj Viktoria Plzenit

KF Ballkani ka njoftuar se nesër nis shitja e biletave për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit në Ligën e Konferencës do të bëhet edhe në Tiranë.

Njoftimi i plotë nga klubi i Ballkanit (pa ndërhyrje):

“Tifozë të dashur,

Biletat nga nesër do të dalin në shitje edhe fizikisht te 𝗸𝗶𝗼𝘀𝗸𝗮 e cila gjendet tek hyrja vip e Stadiumit “ AIR ALBANIA “ – Tiranë .

Biletat do te jenë në shitje nga ora 11:00 deri në ora 19:00.

Faleminderit që i qëndroni besnik Kampionit të Kosovës

Na priftë e mbara!”

 

Asnjë koment

Comments are closed.