27-07-2024

Euro2024, goli i Asanit dhe Asllanit në Top10 e UEFA-s (Video)

Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohej duke qenë e para në grupin E. Përveç pikëve që morëm, Kombëtarja jonë dhuroi spektakël me lojën e bukur dhe golat e shënuar nga ndeshja në ndeshje.

Këto gola kanë bërë që UEFA, të përzgjedhë dy prej tyre si më të bukurit e Top10 së kualifikueseve.

Në listën ku nuk mungojnë yje si Mbappe apo Saka, Shqipëria është e vetmja kombëtare që ka dy gola të përzgjedhur nga UEFA.

Kuqezinjtë përfaqësohen nga Kristjan Asllani me golin e tij në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe dhe Jasir Asani me golin në ndeshjen kundër Polonisë.

Që djemtë tanë të fitojnë “titullin” si goli më i mirë i kualifikueseve duhet të votoni në faqen zyrtare të UEFA-s.

Që djemtë tanë të fitojnë “titullin” si goli më i mirë i kualifikueseve duhet të votoni në faqen zyrtare të UEFA-s.

 

Asnjë koment

Comments are closed.