29-04-2024

Ballkani e Drita kryejnë detyrën, Prishtina mposhtet nga Gjilani

Janë zhvilluar sot tri ndeshje në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Lideri aktual dhe kampioni në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore 0:2 në udhëtim ndaj Feronikelit 74.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 59 pikëvë në vendin e parë, dy më shumë se Drita dhe pesë më shumë se Llapi që luan nesër.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 mbetet i teti me 30 pikë gjithsej.

Fitore sot shënoi edhe kandidati tjetër për titull, Drita, që në shtëpi e mposhti Lirinë me rezultat 4:2 duke vazhduar fuqishëm luftën.

Drita tani ka 57 pikë në vendin e dytë, ndërsa Liria mbetet në kuotën e 10 pikëve në vendin e fundit.

Ndërsa në Lipjan, Gjilani e mposhti Prishtinën me rezultat 1:3.

Kjo fitore e ngrit Gjilanin në 33 pikë në vendin e shtatë, kurse Prishtinën e lë në pozitën e pestë me 40 pikë të grumbulluara.

Nesër luhen edhe dy ndeshje tjera: Llapi i shkon Dukagjinit, kurse Fushë Kosova e pret Malishevën.

Asnjë koment

Comments are closed.