Ballkani e Malisheva triumfojnë ndaj Feronikelit 74 e Llapit, dalin në krye të tabelës
Ballkani ka arkëtuar edhe tri pikë të reja në garën për titull të kampionit duke mundur në udhëtim Feronikelin ‘74’, me rezultat 1-4.
Halili me një autogol i dha epërsinë mysafirëve (16’), ndërsa vetëm një minutë më vonë Sunday Adetunji e dyfishoi epërsinë (17’) e skuadrës nga Suhareka.
Feronikeli e ngushtoi epërsinë përmes Sahitit, që ishte i saktë nga pika e bardhë (51’). Megjithatë, braziliani Queven (72’) u përkujdes për ta rikthyer epërsinë e dyfishtë të skuadrës mysafire, derisa goditjen e fundit skuadrës nga Drenasi ia dha Bernard Karrica (90+4′), duke shënuar golin e katërt në fitoren e Ballkanit, e cila rikthehet në kreun e tabelës me 22 pikë, Feronikeli ’74 është e fundit me vetëm tre sosh.
Fitore tejet të rëndësishëm ka arritur edhe Malisheva e cila para tifozëve të saj mundi Llapin, me rezultat 2-1.
Valmir Berisha pas vetëm tetë minutave lojë i dha epërsinë Malishevës me një aksion të shpejtë. I njëjti pastaj dyfishoi epërsinë me një tjetër gol të bukur (29’).
Llapi provoi të kthehet në lojë duke e ngushtuar epërsinë me anë të inkuadruarit Mërgim Cernavërni (64’), por kjo ishte e tëra që ia dolën të bënin llapjanët.
Pas kësaj fitore, Malisheva shkon në koutën e 22 pikëve në vendin e dytë ndërsa Llapi zë pozitën e gjashtë me 15 sosh./GS