Ballkani emëron trajnerin e ri
Ish-trajneri i disa skuadrave në Kosovë, Ismet Munishi është emëruar shef i shtabit teknik të skuadrës së Ballkanit të Suharekës, për edicionin 2019/2020 në IPKO Superligë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Këtë e kanë njoftuar, zyrtarët e këtij klubi. Në faqen zyrtare të ekipit në “Facebook”thuhet “#mirësevjenIsmet #fcBallkani”.
Në sezonin që përfundoi Ballkanin e drejtoi Gani Sejdiu, me të cilin ditë më parë, kjo skuadër i ndau rrugët. /GazetaePrizrenit.net