27-07-2024

Në Prizren nisi manifestimi tradicional letrar “Ditët e  Lidhjes -2019”

Në kuadër të shënimit të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në këtë qytet ka nisur manifestimi letrar “Ditët e  Lidhjes -2019”, në kuadër të të cilit parashihen orë letrare dhe përurime librash, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Manifestimi që organizohet nga shoqata për kulturë e art “Fidani”, ka nisur dje me promovimin e librit  “Me një të rënë të lapsit”  të autores Flutra Maçi nga Tirana.

Aktivitet kryesore, në kuadër të edicionit të 26-të, të cilat mbështeten nga Drejtoria Komunale për Kulturë në Prizren, parashihen me 10 qershor, ku në program janë:

  • Ora letrare për fëmijë;

vendi – Kompleksi i Lidhjes Shqiptare  të Prizrenit

  • Manifestimi qendror

“ORA E LIDHJES 2019”, ora 13.00;

vendi – kompleksi i Lidhjes Shqiptare  të Prizrenit

  • Promovimi i librit

“Kronikë lufte e qytetit pa luftë”

të autorit Bashkim Shala

nga Kukësi, vendi SHKA “Agimi”,

ora 18.00. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Berat Batiu

Asnjë koment

Comments are closed.