Ballkani fiton si mysafir ndaj Gjilanit

Ballkani i Suharekës fitoi sot si mysafir ndaj Gjilanit me rezultat 3:1, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Fillimisht suharekasit kaluan në epërsi në minutën e 16-të me golin e Visar Berishës me kokë, ndërsa gjilanasit barazuan në minutën e 28-të me golin e Vilfor Hysës.

Gjashtë minuta më vonë Ballkani e riktheu epërsinë me golin e Jetmir Topallit me gjuajtje me kokë.

Ndërkaq, fitoren e Ballkanit e vulosi Egzon Shabani, në minutën e 73-të, kur shënoi me gjuajtje nga distanca.