20-04-2024

Sa do t’u rriten pagat policëve?

Rreth 8 mijë e 600 pjesëtarë të Policisë së Kosovës pritet t’i marrin pagat me rritje. Me miratimin e Ligjit për Paga në Kuvend, ata do të marrin 525 euro për çdo muaj, apo rreth 200 euro më shumë se paga aktuale. Por, se kur do të ndodhë kjo ende nuk dihet. Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri i ka thënë Gazetës Express se janë të interesuar që ta shtyjnë këtë çështje përpara sa më shpejtë. Ndërkohë që rritja e pagave të policëve, i kushton buxhetit të shtetit mbi 12 milionë euro për çdo vit, shkruan Gazeta Express.

Policëve kosovarë më në fund do tu rriten pagat. Madje, me Ligjin për Pagat duket se ata do të jenë më të privilegjuarit. Me këtë ligj, rritje të pagës pritet të përfitojnë rreth 8 mijë e 600 policë. Aq është edhe numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, shkruan Express.

Prej 319 euro sa aktualisht është paga e një polici, me miratimin e ligjit në Kuvend, ata do të marrin 525 euro e më shumë, varësisht nga përgjegjësia që ka polici.

E ngritja e pagave të policëve pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit më të varfër në rajon më shumë se 12 milionë euro për secilin vit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.